AKTUALITET, 29 Nëntor 2017, 13:12

U plagos me armë zjarri, agjenti i krimeve rrëfen arsyen

U plagos me armë zjarri, agjenti i krimeve rrëfen arsyen

Agjenti i krimeve, i cili mbrëmjen e së martës u plagos me armë zjarri pas një sherri me dy djem të rinj në zonë ne ish-parkut të autobusëve, ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja.

Nga dëshmia e tij, rezulton se gjithçka ka ardhur si pasojë e një sherri të çastit, pas një shikimi.

Agjenti i krimeve, 30-vjeçari Ermal Bregu ka thënë se pas një shikimi dhe sherri të momentit me ofendime, djemtë përfunduan me nxjerrjen e pistoletave.

Personat që u grindën dhe më pas qëlluan punonjësin e policisë janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Nga të dhënat rezulton se ata nuk kanë qenë me precedent të mëparshëm penal.

TPZ.AL