TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë para mbajtjes së seancës Parlamentare, lideri i Partisë Demokratike ka zbuluar skemën e përballjes së opozitës, me mazhorancën për buxhetin 2018. Basha tha se PD do të jetë kundër buxhetit të vitit 2018, të cilin e cilësoi si buxheti bixhoz-mafioz.
Ai foli edhe për denoncimet që partia e tij ka bërë përmes deklaratave pothuajse të përditshme.
“Tekstet shkollore mund të paguhen me paratë që po u jepen inceneratorëve. Mbështetje për të rinjtë shqiptarë. Mbështetja e fermerëve me 15 milion euro, e arritur që prej 2013. Sa marrin tre fabrika sallami në Korçë, marrin gjithë fermerët në vend. Ne kemi një skemë të fuqishme. Po kështu do të paraqesim amendament që qeveria të mbaj nivelin e rritjes së pagave dhe pensionet që mbajmë për vitin elektoral. Nëse prioritet i tyre është rritja e pagave, është shumë e lehtë për t'u realizuar. 20 % rritje për ndihmën ekonomike. Është një hap që çon drejt futjes në skemën e ndihmës ekonomike familjet në nevojë. Rritje e ndihmës sociale për të përndjekurit. PD propozon taksën e sheshtë në masën 9% dhe TVSH në masën 15 %. Kërkohet heqja e taksës së qarkullimit.
”, tha Basha.
Sot do të jetë i plotë propozimi i PD-së që synon porojektin final të PS për pastrimin e parave të pista. Ai tha se opozita duhet të ndalojë këtë buxhet, bixhoz-mafioz.
TPZ.AL