TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një studim i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Ilo, tregon se situata në Shqipëri është alarmante, përsa i përket trajtimit social të shtetasve, sidomos të atyre të papunë.
Këtë e vërtetojnë mjaft statistikat. Në Shqipëri vetëm 6.9% e të papunëve përfitojnë asistencë monetare.
Në vitin 2000, kjo normë fiksohej në 10.2%, ndërsa në tani ajo ka zbritur në vitin 6.9%.
Shifra, jo vetëm që është tepër larg 100%, që në vendet më të zhvilluara të botës.
Në klasifikimin botëror ajo është e 12-ta nga fundi në këtë drejtim. Rezulton se, në Europë më keq se vendi ynë është vetëm Bosnjë-Hercegovina dhe Turqia.
Kjo do të thotë se, vendi ynë jo vetëm që nuk ka bërë hapa para për t`iu afruar standardeve europiane, por është larguar edhe më tej nga këto standarde.