AKTUALITET, 29 Nëntor 2017, 17:42

Pas Donald Trump, dhe Vladimir Putin uron Ilir Metën: Përparim marrëdhënieve tona

Pas Donald Trump, dhe Vladimir Putin uron Ilir Metën: Përparim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin uroi Ilir Metën me rastin e festës së flamurit. Në mesazhin e tij, Presidenti rus vuri theksin tek përparimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare, që sipas tij, do të sillnin përforcim të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Europën.

 

MESAZHI I URIMIT TË VLADIMIR PUTIN:

Mesazh urimi i Presidentit të Rusisë Vladimir Putin për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit:

SHKËLQESISË SË TIJ

ILIR META,

PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Tiranë

I nderuar zoti President,

Merrni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë,

Ditës së Flamurit.

Synojmë përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare. Kjo sigurisht do të ishte në përputhje me interesat thelbesore të popujve të vendeve tona, dhe do t’i shërbente përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën.

Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë qytetarëve të Shqipërisë u uroj mirëqenie dhe begati.

Me respekt,

VLADIMIR PUTIN

28 nëntor 2017