AKTUALITET, 14 Dhjetor 2018, 13:08

Policia kërcënon studentët pas largimit të medias, i merr drutë që kishin vendosur për t’u ngrohur

Policia kërcënon studentët pas largimit të medias, i merr

Pavarësisht reshjeve të shiut dhe temperaturave të ulëta, një pjesë e studentëve e kanë kaluar natën duke qëndruar para kryeministrisë.

Një përplasje ka ndodhur mes tyre dhe policisë, për shkak se këto të fundit tentuan t’i merrnin drutë që studentët i përdornin për ngrohje.

Përveç kësaj, një nga studentët ka treguar se atyre i është bërë presion nga policia.

“Mbrëmë na kanë lënë pa dru nga ora 1 sapo kanë ikur mediat. Presioni është prej policisë. Pas mesnate na morën kartat dhe na pyetën se në cilat universitet studionim”, – u shpreh një prej studentëve.