AKTUALITET, 14 Dhjetor 2018, 10:44

Shikoni LIVE/ Shiu dhe i ftohti nuk ndal studentët, të gjithë mblidhen para kryeministrisë

Shikoni LIVE/ Shiu dhe i ftohti nuk ndal studentët, të gjithë

Protesta e studentëve hyri këtë të premte në ditën e 10-të. Disa prej tyre nuk i janë ndarë për asnjë moment protestës duke e gdhirë tërë natën në të ftohtë dhe shi para Kryeministrisë. Edhe sot studentët u mblodhën sërish në fakultetet e tyre për të marshuar më pas drejt godinës së kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Pavarësisht kushteve të këqija studentët e kanë vijuar protestën. Tubime të ngjashme janë mbajtur edhe në Elbasan, Korçë dhe Shkodër