TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Venecias ka miratuar opinionin përfundimtar për vettingun në politikë, një nismë e opozitës. Mësohet se Komisioni i Venecias ka bërë ndryshime në draft-opinionin për Shqipërinë, duke saktësuar se shtetet kanë të drejtë të kufizojnë të drejtën për t’u zgjedhur. Sipas komisionit të Venecias, në varësi të situatës politike, një kufizim për një rrethanë të caktuar, që mund të jetë i nevojshëm për një shtet, mund të mos aplikohet për një shtet tjetër. Sipas Venecias, qëllimi i amendamenteve të PD është legjitim, por nuk jep zgjidhje, ndaj parlamenti duhet të dialogojë për mekanizmin si do bëhet vettingu. Amendamentet u miratuan pa kundërshtime dhe në këtë mëniyrë Komisioni i Venecias i hapi rrugë vettingut në politikë. Mbetet për tu parë se si do të lexohet kjo nga mazhoranca në Tiranë që deri tani është shprehur kundër nismës.