AKTUALITET, 14 Dhjetor 2018, 12:42

Video/ “Ngelësit janë me ju”, studentët e Bujqësorit me parulla të reja. Pyetje ironike për Ramën

Video/ “Ngelësit janë me ju”, studentët e
Studentët në ditët e kaluara të protestës i kanë thurur vargje Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, ndërsa ditën e sotme kryeministrit Edi Rama.

Po kryeministri ka mesatare apo s’ka shkollë fare?”, “rimojnë” vargjet e studentëve, ndërsa përgjijen po ata “s’ka shkollë fare”.

Studentët ditën e sotme kanë shkruar parulla të tjera. Ata të Universitetit Bujqësor të Tiranës shkruajnë, “Ngelësat janë me ju”.

Kujtojmë që ishte kryeministri Rama ai i cili përdori në fillim fjalën “ngelës”, e cila është përdorur më tej nga studentët me ironi.