TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas më shumë se dy muajsh në arrati është arrestuar nga policia Fabio Alushi. 42-vjeçari banues në Tiranë është mik me biznesmenin në arrati Ervin Mata, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata. Në arrati është edhe komandoja Merviol Bilo që dyshohet se vrau Fabian Gaxhën, truprojën e biznesmenit Ervis Martinaj.
I arrestuari Fabio Alushi ishte në grupin e Matës dhe Bilos në momentin që ndodhi përplasja me Ervis Martinajn në ish-Bllok. Ai u vu në pranga në një magazinë në dalje të kryeqytetit në një operacion policor mjaft të komplikuar ku u angazhuan forca të shumta të policië.
Në kërkim vijojnë të jenë biznesmeni Ervin Mata, që dyshohet se është arratisur jashtë vendit, dhe komandoja Merviol Bilo. Report Tv raportoi se komandoja i ka shpëtuar një operacioni policor pak ditë më parë. Janë të pqarta rrethanat, por mesa duket strëvitja e tij ushtarake e ka ndihmuar që t’i ikë policisë. Në kërkim është shpallur edhe biznesmeni Eldi Dizdari edhe ish-polici me nofkën “Santiago” i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali “Monopol” dhe në kokë mban kapele.
Në datë 25 nëntor u dorëzua Ajaks Boshnjaku, miku i Ervin Matës, ndërkohë që në datë 27 nëntor u lirua nga burgu pas arrestimit Geldo Hoti, që ishte pjesë e grupit të Matës. Pronari i lokalit në Bllok, Redi Popescu u la nga gjykata në masën “arrest shtëpie” në datë 23 tetor pas arrestimit. Ai dyshohet se fshehu pistoletën e Ervis Martinajt. Ndërkohë që Ervis Martinaj ndodhet në arrest me burg pa afat, pasi përpos akuzave për ngjarjen në Bllok akuzohet edhe për pastrim parash.
