AKTUALITET, 14 Dhjetor 2018, 10:38

Ndenjën në shi gjatë natës para Kryeministrisë, studentët: Qytetarët na sollën ushqim e batanije për t’u mbuluar

Ndenjën në shi gjatë natës para Kryeministrisë,

Të shumtë kanë qenë studentët të cilët kanë kaluar natën në shi para Kryeministrisë.

Të pyetur nga Politiko, ata janë shprehur se kanë qenë të shumtë qytetarët, të cilët u kanë dërguar ushqim e batanije për të ndenjur ngrohtë.

“Qytetarët na kanë sjellë shumë ushqime si (petulla, mjaltë, sanduiç) dhe batanie për të ndenjur ngrohtë”, shprehet ata.

Edhe sot në ditën e dhjetë të protestës studentët janë mbledhur para kryeministrisë dhe kërkojnë plotësimin e kushteve të tyre. Ndonëse kushtet e motit nuk janë dhe aq të favorshme ata shprehen se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.