Prej 11 ditësh studentët vijojnë protestën e tyre, kundër ligjit për Arsimin e Lartë, duke i parashtruar qeverisë edhe 8 pikat, sipas tyre të panegiueshme.
Një prej studentëve, i cili e ka gëdhirë në sheshin para Kryeministrisë, ka denoncuar faktin se punonjësit e policisë, nuk i kanë lënë as drutë.
“Mbrëmë na kanë lënë pa dru nga ora 1 sapo kanë ikur mediat. Presioni është prej policisë. Ju lutem drutë na ilini”, u shpreh një prej studentëve.
Nga ana tjetër një prej studentëve u shpreh se pas mesnate atyre iu janë marrë dhe kartat nga ana e policisë dhe iu është kërkuar llogari se në cilën prej universiteteve qëndronin.









