AKTUALITET, 14 Dhjetor 2018, 13:01

Rama i kthehet Konit: I pafytyrë, burrë rrëshqanor. Së shpejti…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së Rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni.

Kreu i qeverisë ka shpërthyer madje në epitete fyese ndaj Konit duke paralajmëruar shumë shpejt do të jet auditor më auditor.

“Zoti Rektor i UT, unë e mëshiroj pafytyrësinë Tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin Tuaj tipik për burrat rrëshqanorë! Sidoqoftë, unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor, ku shpresoj të keni kurajon të m’i thoni në sy veshëgjatësitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju?”, shkruan Rama.