AKTUALITET, 14 Dhjetor 2018, 11:38

Me çantë shpine dhe entuziast, Taulant Muka sërish në protestë: Mos bini pre e…(Video)

Me çantë shpine dhe entuziast, Taulant Muka sërish në

Vijon protesta e studentëve në ditën e 11-të të saj, ndërsa të rinjtë janë vendosur përpara kryeministrisë.

Pavarësisht reshjeve të shiut dhe motit të ftohtë, studentët shprehen të vendosur për qëndresën e tyre, deri në plotësimin e të gjithë kërkesave, që tashmë ia kanë bërë të ditura qeverisë.

Një nga ata që ka marrë fjalën në protestë ka qenë dhe Taulant Muka , i cili ka deklaruar se Universitetin mund ta bëjnë vetëm personat që kanë bërë kërkime të mirëfillta shkencore.

‘’Mos u bëni pre e pseudopedagogëve, luftoni për qëllimet tuaja”, ishte fjala e Mukës para të rinjve.

Ndërkohë që protesta sot duket më e zbehtë dhe në rrethe, ku studentët e Shkodrës dhe Elbasanit janë nisur drejt Tiranës, duke mos zhvilluar tubim në qytetet e tyre.

Një numër më i vogël studentësh ka pasur dhe në Gjirokastër, ku duhet thënë se ka pasur një presion të madh dhe nga forumet partiake.