AKTUALITET, 11 Shtator 2018, 08:35

E rëndë, gjendet i vrarë minoreni në Vlorë

E rëndë, gjendet i vrarë minoreni në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Fitore të Vlorës ku është gjendur i vrarë një minoren 13 vjeçar. Fëmija u gjet i pajetë në një stan nga babai i tij.

Më pas babai i viktimës ka njoftuar policinë e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të kryer hetimet.

Pranë tij është gjetur një armë zjarri, paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Trupi i 13-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës ku po i nënshtrohet ekspertizës për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetëvrare aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ku dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.TPZ.AL