TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, lidhur me statusin e tij për të papunët që sipas PD-së, nuk kanë marrë ndihmë nga shtetit.
Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Bardhi shkruan se, 750 mijë qytetarë nuk kanë përfituar asnjë ndihmë nga planet ekonomike të qeverisë, ndërsa qindra mijëra të tjerë edhe pse të përfshirë në paketa ende nuk e kanë marrë ndihmën e merituar.
“Punonjësit nuk i fut dot në xhepa si lekët e tenderave dhe as nuk i fsheh dot siç përpiqesh të bësh me dështimet e tua. Sipas INSTAT në Shqipëri ka rreth 974,386 punonjës në sektorin privat bujqësor dhe jo bujqësor. Qeveria ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë. Nga Surreli është vështirë të numërosh të varfërit dhe të papunët,”-shkruan Bardhi.
POSTIMI I PLOTË:
Kur tabelën e shumëzimit e mëson si Edi Rama, duke llogaritur sa para fiton nga 1 leje ndërtimi, 1 koncesion, 1 tender, 1 pronë në bregdet, sa vota të siguron 1 kg heroinë, e ke mendjen të gënjesh për të mbuluar dështimin.
Çdo shifër e dyfishon sipas interesit politik, njësoj si çmimet e tenderave sekret. Punonjësit nuk i fut dot në xhepa si lekët e tenderave dhe as nuk i fsheh dot siç përpiqesh të bësh me dështimet e tua. Sipas INSTAT në Shqipëri ka rreth 974 386 punonjës në sektorin privat bujqësor dhe jo bujqësor.
Qeveria ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë.
Nga Surreli është vështirë të numërosh të varfërit dhe të papunët. Për të provuar dhimbjen e atyre që skanë marrë ende asnjë lek, nuk ka nevojë për makinë llogaritëse. Duhen vetëm sy, vesh dhe përgjegjshmëri në qeverisje.
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, duke mos e kursyer ironinë ndaj kundërshtarëve politikë. Rama përdori edhe retorikën e PD-së se qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi, duke u shprehur se të gjithë qenkan në Shqipëri.