TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka ndërruar jetë një tjetër paciente nga koronavirusi në Kosovë, duke e çuar në 19 numrin total të viktimave nga Covid-19.
Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media nga Ministria e Shëndetësisë.
“Klinika Infektive njofton se, sot në orët e pasdites, në mjekimin intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti K. Q. (1967) nga Komuna e Prizrenit. Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtine më 13.04.2020 dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rëndë dhe në përkujdesje intensive”, thuhet në komunikatë.
Tek i sëmuri, gjatë ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e COVID -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetoi sëmundjes. Kjo është vdekja e katrëmbëdhjetë nga COVID-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe e 19-ta në nivel shteti”, thuhet në komunikatë.