TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një qytetar që është akomoduar në karantinë në një nga hotelet e Korçës, ka kërcënuar se do të vrasë veten.
Në një video të publikuar nga Faxnews, shihet se si qytetari ka hipur në dritare dhe kërcënon se do të hidhet sepse nuk ka me çfarë të paguajë asgjë në lidhje me ushqimin e përditshëm dhe me akomodimin në hotel.
“Nuk ka rrugë tjetër. Nuk kam me çfarë të paguaj asgjë. Ky shtet na ka izoluar. Unë jam në paraburgim. Polic andej e policë këtej. Nuk kam çfarë të humbas, më mirë të hidhem,”– dëgjohet të thotë burri nga dritarja.
Shumë nga shqiptarët e riatdhesuar në Korçë kanë kërkuar që të ndihmohen nga shteti pasi shprehen se nuk kanë më asnjë të ardhur për të paguar nga ushqimet. Ata kanë hyrë në Shqipëri, përmes doganës në Korçë, dhe të detyruar kanë paguar akomodimin në hotele, pasi për 14 ditë duhet të qëndrojnë në karantinë. Shumë prej tyre kërkojnë një zgjidhje më të shpejtë, pasi shprehen se nuk kanë më të ardhura.