AKTUALITET, 16 September 2026, 12:28

VIDEO/ Shpërthen tensioni jashtë gjykatës speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë. Shoqërohen disa prej tyre

Pas dhënies së dënimit në Gjykatën Speciale në Hagë, situata është tensionuar në ambientet e jashtme të godinës, ku mijëra shqiptarë kanë qenë aty për të mësuar vendimet.

Në një video të publikuar nga fotografi holandez, Bob van Keulen, shihen persona të shumtë që përplasen me policinë, teksa ka edhe shoqërime.

Një pjesë e të pranishmëve përpiqen të qetësojnë turmën, teksa situata duket tejet delikate dhe incidentet janë të pashmangshme.