TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se, sot më 23 prill, gjendja e vendit është e rëndë si në asnjë vend tjetër të rajonit. Kryedemokrati i është referuar intervistave të grave që kanë punuar në fasonerinë e mbyllur të Korçë ku janë zbuluar disa raste me të infektuar, e ka thënë se ato dëshmi janë rrëqethëse. Basha ka akuzuar qeverinë se ka lënë hapur fasoneritë që janë bomba me sahat, ndërsa shifrat e reja të të infektuarve sot, të raportuara nga ministria tha se tregojnë që kurba është e destabilizuar.
“Pamjet e zonjave në fasonerinë në Korçë, fjalët e tyre e ndjenjat rrëqethin cdo njeri normal, kështu është situata kudo, në Krujë, Kurbin, Berat, Fier, Shkodër, Kamëz, Tiranë.
Ka një paradoks. Sot kishim, aq sa janë raportuar, sa ishin në 4 prill, 29 të infektuar.
Kurba e infeksioneve jo vetëm që është e destabilizuar si gjuha e veprimet e qeverisë dhe kryeministrit por duket se karantina që qytetarët e kanë respektuar me rigorozitet nuk po jep frytet se qeveria s’po bën detyrat.
Se lihen 'bombat me sahat' që shpërthejnë e përhapin infeksionin në territore të tëra, se qeveria nuk zgjidhi qesen për të paguar një minimum jetik se e ka mendjen t’ja japë oligarkëve”, tha Basha në një lidhje në News24.