AKTUALITET, 23 Prill 2020, 17:52

Foto sa një mijë fjalë/ Andi Bushati: Ja e ardhmja e Kosovës!

Analisti Andi Bushati, ka publikuar një status mjaft ironik, për të përshkruar situatën politike në Kosovë dhe grushtin e shtetit që u zhvillua, për të larguar nga qeveria Albin Kurtin.

Në foton e publikuar nga Bushati, shfaqet Isa Mustafa, duke ecur me ndihmën e një shkopi.

"Një foto që tregon të ardhmen e Kosovës", shkruan me ironi Bushati.

Ditën e sotme, Isa Mustafa lajmëroi se LDK ka mandatuar Avdullah Hotin, si kandidat për kryeministër dhe për të formuar qeverinë e re.

/TPZ.al/