Ish-deputeti Bardh Spahia ka bërë publike një video, ku dy të moshuar të karantinuar deklarojnë se nuk u është dhënë asnjë ndihmë apo shërbim shëndetësor.
‘Mungesë e papërgjegjshme vëmendjeje ndaj personave të karantinuar! Neglizhencë skandaloze ndaj problemeve të tyre shëndetësore.
Siç duket edhe nga denoncimi me video, zonja ka kërkuar ndihmë mjekësore për bashkëshortin e sëmurë dhe askush nuk i përgjigjet! Të karantinuarit nuk janë numra, por njerëz me nevoja, e që kanë të drejta kushtetuese!
Më kryesorja, e drejta e kujdesit shëndetësor! I bëj thirrje ministres së shëndetësisë ta shohë me urgjencë këtë rast e të marrë masa që autoritetet shëndetësore t’u përgjigjen nevojave shëndetësore të personave të karantinuar në cdo ambient ku ndodhen!’, shkruan Bardh Spahia në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
TE KARANTINUARIT NUK MARRIN SHERBIM SHENDETESOR?
Mungesë e papërgjegjshme vëmendjeje ndaj personave të karantinuar!...
Posted by Bardh Spahia on Thursday, April 23, 2020