AKTUALITET, 23 Prill 2020, 14:58

Maqedonia e Veriut regjistron 41 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve, 1,300 në total

Maqedonia e Veriut regjistron 41 raste të reja me koronavirus brenda 24

Dyzet e një raste të reja me koronavirus janë regjistruar brenda 24 orësh në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë maqedonase.

Mësohet se nga 649 teste të kryera për koronavirus, 17 persona kanë dalë pozitivë në Shkup, 11 në Kumanovë, pesë në Prilep, tre në Tetovë ndërsa në qytetet tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Në testin e parë për koronavirus, negativë kanë dalë edhe zyrtarët shtetërorë që ishin futur në vetizolim, përfshirë edhe kryeministrin, Oliver Spasovski.

Kujtojmë se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1,300 ndërsa i të vdekurve mbetet në shifrën 56. Po ashtu mësohet se gjatë 24 orëve të fundit 29 persona janë shëruar duke e çuar në 301 numrin e përgjithshëm të tyre.