AKTUALITET, 23 Prill 2020, 17:37

Emirjana Sako, kryebashkiakja që do të drejtojë Durrësin pas largimit të Varfajt

Emirjana Sako, kryebashkiakja që do të drejtojë Durrësin pas

Emirjana Sako do të jetë kryebashkiakja e re në Bashkinë e Durrësit, pas dorëheqjes nga funksionet të Zhuljen Varfajt.

Emirjana Sako, e cila mbante dertyrën e një prej zv/kryetarëve të Bashkisë së Durrësit është propozuar nga dy grupet e këshillit bashkiak dhe u miratua me unanimitet. Tashmë Sako është kryetare e Bashkisë së Durrësit.

Kujtojmë se, Zhuljen Varfaj ishte në postin e kryebashkiakut pas dorëheqjes së Valbona Sakos, pas tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërkohë në mbledhjen e kësaj të enjteje Këshilli Bashkiak në Durrës ka marrë edhe disa vendime të tjera të rëndësishme.