AKTUALITET, 8 Dhjetor 2017, 09:55

Plagoset pronari i një lokali në Vlorë, rëndë në spital

Plagoset pronari i një lokali në Vlorë, rëndë në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Është plagosur me armë zjarri një 51 vjeçar, pas një konflikti të ndodhur në lokalin e tij. Burime të policisë bëjnë me dije se shtetasi i plagosur ishte në kërkim .

Uniformat blu thonë se D.C., u plagos ndërsa ishte duke punuar në lokalin e tij pranë “Ujit të Ftohtë”. Mësohet se autor i kësaj ngjarje të jetë shtetasi me inicialet, E.V., 46 vjeç. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

TPZ.AL