TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
"Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do të qëndrojë në detyrë deri ditën që do të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm". Kështu deklaroi deputeti i PS dhe anëtari i komisionit të Ligjeve, Andor Shameti në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Shameti tha se shteti funksionon me parimin e kontinjuitetit dhe si e tillë, edhe pse i mbaroi mandati më 7 dhjetor, kryeprokurori Llalla do të jetë në detyrë deri ditën që do të zgjidhet pasuesi i tij.
Shameti tha se mbështetur në rregulloren e Kuvendit zgjedhja do të bëhet brenda 30 ditëve por sipas gjasave, brenda këtij viti ne do të mësojmë për emrin. “Sot ka nisur procedura dhe brenda 5 ditëve do të bëhen publikë emra e atyre prokurorëve që do të paraqiten si kandidatura dhe më pas ata do të paraqiten në komisionin parlamentar të ligjeve. Pas seleksionimit dhe paraqitjes së platformave të tyre në seanca të posaçme dëgjimore kandidatët do të votohen në kuvend i cili nëpërmjet votave do të zgjedhë prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm. Por pas kësaj zgjedhjeje pyetja e madhe do jetë: Sa do qëndrojë në detyrë Prokurori i i ri i Përkohshëm? Sipas Shametit mendohet se periudha do jetë e shkurtër sepse shumë shpejt do zgjidhet institucioni i Këshillit të Lartë të Prokurorisë që do të zgjedhë kryeprokurorin e ri për një mandat 7-vjeçar.”