TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Infektiv në Tiranë, paraditen e sotme.
Një tjetër pacient i infektuar me Covid-19, është hedhur nga ballkoni i spitalit, duke tentuar vetëvrasjen.
Policia e Shtetit njofton se 69 vjeçari, që është hedhur nga ballkoni, nuk ka ndërruar jetë, por ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtim.
Kujtojmë se tre persona kanë kryer vetëvrasje në spitalet shqiptare, të infektuar me Covid-19, që prej fillimit të pandemisë. Ky është rasti i katërt kur një qytetar tenton t'i japë fund jetës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.