TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, është përshkallëzuar pas disa dhjetëra minutash qëndrimi të protestuesve në Rrugën e Durrësit. Gjatë tubimit janë djegur dy kosha mbeturinash.
Më herët, protesta është shoqëruar me përplasje verbale mes të rinjve që iu përgjigjën thirrjes së studentëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe deputetë të kësaj force politike.
Përfaqësuesit e PD-së janë përballur me kërkesat e një pjese të protestuesve për t'u larguar nga tubimi. Këta të fundit kanë kërkuar që partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre të distancohen nga protesta, të cilën e konsiderojnë si një nismë qytetare dhe apartiake kundër qeverisë.
Situata para Ministrisë së Arsimit ka vijuar të karakterizohet nga tensionet mes dy grupeve të protestuesve.