TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga 1 janari 2027, punonjësit e Policisë së Shtetit me gradën më të ulët, atë të inspektorit, do të përfitojnë 20 mijë lekë të reja më shumë në pagën bazë.
Për këtë kategori, paga bazë për gradë parashikohet të rritet nga 73 mijë lekë në 93 mijë lekë në muaj. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 27.4%.
Shuma prej 93 mijë lekësh i referohet pagës bazë për gradë dhe nuk duhet ngatërruar me pagën neto që punonjësi merr në llogari. Kjo vlerë nuk përfshin shtesat për vjetërsi në punë, dietat dhe orët shtesë.
Ndërkohë, për gradat e tjera, duke nisur nga nënkomisar, komisar, kryekomisar dhe drejtues, rritja e pagës bazë do të variojë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë, në varësi të gradës.
Nga kjo rritje pritet të përfitojnë rreth 8 500 punonjës të Policisë së Shtetit, duke nisur nga janari 2027.
Në total, projektbuxheti parashikon një fond prej 36.7 miliardë lekësh për sektorin e rendit.