AKTUALITET, 31 October 2026, 12:49

VIDEO/ Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët nisin grumbullimin! Policia në gatishmëri

VIDEO/ Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët nisin

Ka nisur grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku të rinj dhe studentë janë mbledhur duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestës pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues të opozitës dhe mbështetës të Partisë Demokratike, e cila ka njoftuar zhvillimin e një proteste kombëtare në mbështetje të studentëve.

Deri më tani, situata në vendngjarje paraqitet e qetë, ndërsa efektivët e Policisë së Shtetit janë vendosur në gatishmëri të lartë për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Gjithashtu, pranë institucionit janë pozicionuar edhe autobotët e policisë, të cilët qëndrojnë në gatishmëri në rast të përshkallëzimit të situatës apo nevojës për shpërndarjen e protestuesve.