TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:50 në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi”, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, automjeti drejtohej nga një 66-vjeçar me inicialet K. V., ndërsa në të udhëtonte edhe një 21-vjeçar, me inicialet I. V.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri. Të dy janë dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.