AKTUALITET, 31 October 2026, 12:39

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët demokratë

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi nga selia blu drejt

Ka nisur marshimi i protestuesve nga selia e Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë, në kuadër të protestës së sotme në Tiranë.

Në krye të marshimit janë deputetët demokratë Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj dhe përfaqësues të tjerë të PD-së, të ndjekur nga mbështetësit e kësaj force politike.

Ndërkohë, përpara Ministrisë së Arsimit është thirrur një tjetër protestë nga studentët, të cilët vijojnë të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Kështu, protesta e sotme zhvillohet në dy pika të kryeqytetit, përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi nga selia blu drejt