TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një vizitë në Vorë, së bashku me kryetarin e Bashkisë, Blerim Shera, ku ka inspektuar ecurinë e punimeve për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe rezervuarit të shpërndarjes.
Gjatë fjalës së tij, Balla bëri të ditur se investimi, me vlerë 8 milionë euro, është parashikuar të jetë një nga projektet kryesore të Bashkisë Vorë për periudhën 2026-2027.
Sipas tij, projekti synon të ofrojë një zgjidhje përfundimtare për furnizimin me ujë të pijshëm, jo vetëm për qytetin e Vorës, por edhe për fshatrat përreth.
Balla theksoi gjithashtu rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të punimeve deri në përfundimin e tyre, me qëllim garantimin e respektimit të afateve dhe standardeve të cilësisë.
Investimi synon të përmirësojë furnizimin me ujë të pijshëm dhe t'u vijë në shërbim të gjithë banorëve të zonës.