TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO/Dhoma e Avokatisë vendos zbatimin e vendimit të gjykatës Administrative.
Bojkoti nisi më 8 shtator 2026, pas kundërshtimeve të avokatëve ndaj Rregullores së Brendshme të GJKKO-së, e cila hyri në fuqi më 1 shtator.
Një nga pikat më të kundërshtuara ishte ndalimi i përdorimit të telefonave celularë gjatë seancave gjyqësore.
Sipas Dhomës së Avokatisë, kufizimet cenonin ushtrimin e profesionit dhe të drejtën për një mbrojtje efektive.
Më 23 shtator, Dhoma vendosi përshkallëzimin e bojkotit, duke e shtrirë atë edhe në seancat për masat e sigurimit personal, çka solli shtyrjen e një numri të konsiderueshëm procesesh gjyqësore.
Përplasja mori një zhvillim të ri më 28 tetor, kur Gjykata Administrative e Apelit pranoi kërkesën për sigurimin e padisë të paraqitur nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion dhe vendosi pezullimin e efekteve të dy vendimeve të Dhomës së Avokatisë, të datave 8 dhe 23 shtator, deri në shqyrtimin e çështjes në themel.
Vendimi i gjykatës nuk përbën një zgjidhje përfundimtare të konfliktit, por pezullon përkohësisht zbatimin e vendimeve që urdhëronin bojkotin.
Vendimmarrja pritet të përcaktojë fundin e një përplasjeje institucionale që prej javësh ka ndikuar në zhvillimin e proceseve gjyqësore në Gjykatën e Posaçme.
Kreu i Dhomës, Maks Haxhia, tha se paralelisht është ngritur grupi i punës që do të vijojë me padinë në Apelin e Administratives.
“Sot na u vu në dispozion vendimi i Administratives së Apelit dhe masa provizore është që bojkoti të pezullohej. Në këto kushte, ky organ vendimmarrës, i bëmë prezent gjithë situatën, përpjekjet tona për zgjidhjen e këtij konflikti dhe Dhoma e Avokatisë ka qenë që në ditët e para, kemi qenë dh ejemi që çdo gjë të zgjidhet me mirëkuptim e bisedime.
U përdor autoriteti i karriges dhe sështë mirë që në këtë vend kaq të vogël të ndiqet me imponimin e autoritetit të karriges. Duke qenë përpara këtij realiteti, Këshilli i Përgjithshëm vendosi që ë zbatim të këtij vendimi, të ndërpresë për shkak të ecurisë së këtij vendimi, të ndërpresë bojkotin duke filluar nga dita e hënë. Ndërkohë Këshilli përcaktoi edhe grupet e punës që do të paraqesin ankimin në rrugën ligjore për ecurinë”, tha Haxhia.