TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Diella 4.0 ka mbërritur me funksione të reja, duke marrë përsipër plotësimin e formularëve dhe kryerjen e aplikimeve në platformën e-Albania.
Gjatë prezantimit të versionit të ri, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Diella ka kaluar tashmë në fazën aktive, ku mund të kryejë vetë procedurat e kërkuara nga qytetarët, pa pasur nevojë që ata të plotësojnë manualisht formularët.
“Jemi në fazën që kemi premtuar, që Diella kalon në një pozicion shumë aktiv, ku i bën vetë gjërat. Mjafton kërkesa dhe të presësh pak minuta që të vijë gjithë shërbimi”, u shpreh Rama.
Sipas prezantimit, 19 shërbime mund të gjenerohen vetëm përmes një komande zanore. Ndër funksionet e reja janë edhe shërbimet për pensionistët, ku Diella u drejton disa pyetje për të përcaktuar nevojat e tyre, si për shembull nëse jetojnë brenda apo jashtë vendit.
Një tjetër risi e versionit 4.0 është përfshirja e identifikimit përmes syve, si pjesë e funksioneve të reja të sistemit.
Kryeministri Rama u bëri thirrje qytetarëve të shkarkojnë aplikacionin dhe të përdorin mundësitë e reja që ofron asistenti virtual për të përfituar shërbimet publike.
“Prezantohuni me fuqitë e reja të Diellës, shkarkoni aplikacionin dhe e keni e-Albanian në shërbimin tuaj, me një komandë të thjeshtë dhe në pritje aty, Diella punon dhe ju keni shërbimin”, deklaroi Rama.