TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këtë të shtunë pritet të mbahet protesta e radhës kombëtare përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë.
Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Kliti Hoti, është shprehur se qyteti i Shkodrës do të jetë në mbështetje të studentëve, të cilët, sipas tij, kërkojnë rotacion politik dhe largimin e qeverisë.
“Mbështetja e të gjithë shkodranëve për studentët, në këtë fazë, është një domosdoshmëri. Sa më shumë të jemi ne në mbështetje të studentëve, aq më të palëkundur do të jenë ata në kërkesat e tyre, të cilat, në fund të fundit, janë kërkesat e të gjithë shqiptarëve.
Është një kërkesë: rotacioni politik dhe ndryshimi i kësaj qeverie. Këtë duan shqiptarët, këtë duan studentët dhe ne duhet t'i mbështesim ata. Edhe Shkodra është gati për t'i dhënë mesazhin e fundit kësaj qeverie të korruptuar”, u shpreh Hoti.
Më tej, deputeti pretendoi se qeveria po përpiqet të frikësojë studentët, por sipas tij, kjo po sjell efektin e kundërt, pasi numri i pjesëmarrësve në protesta dhe i qytetarëve që i mbështesin ata po rritet.
“Ai do të bëjë çfarë ka në dorë për të frikësuar studentët. Por është duke ndodhur efekti i kundërt. Numri i studentëve po rritet, numri i shqiptarëve në mbështetje të studentëve po rritet dhe jemi në hapat e fundit të kësaj qeverie”, deklaroi ai.
Ndërkohë, disa demokratë janë nisur nga Shkodra drejt Tiranës për t'iu bashkuar protestës së paralajmëruar.