AKTUALITET, 28 Shtator 2018, 13:28

Përsëri zjarr në kodrat e Kavajës, digjet shtëpia

Përsëri zjarr në kodrat e Kavajës, digjet shtëpia

Përsëri ditën e sotme është shënuar një zjarr me përmasa të mëdha në kodrat e fshatit Kryeluz të Kavajës. Kujtojmë për lexuesit e TPZ.AL se jo më larg se dje zjarri dogji disa hektar me shkurre në kodrat pranë plazhit të Gjeneralit.

Zjarri në fshatin Kryeluz ka djegur plotësisht një banesë ndërkohë një tjetër është në rrezik. Fatmirësisht në orarin që u shkrumbua shtëpia, nuk kishte njerëz në banesë, u shkaktuan vetëm dëme materiale.

TPZ.AL