TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm 46 vjeçarin Ylli Nasi banues në Përmet pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij 77 vjeçare.
Denoncimi për dhunën është bërë nga nëna e 46 vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
46 vjeçarI Ylli Nasi banues në Përmet arrestuar nën akuzën e dhunës në familje.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim nëna e tij 77 vjeçare se në banesën e tyre, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj si dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.
Arrestimi i 46 vjeçarit u krye nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme. TPZ.AL