AKTUALITET, 28 Shtator 2018, 12:16

Përfaqësuesit e AKIP braktisin dëgjesën për inceneratorin e Tiranës: Na mashtruan

Përfaqësuesit e AKIP braktisin dëgjesën për

Aleanca kundër Importit të Plehrave (AKIP) ka braktisur dëgjesën për inceneratorin e Tiranës i cili është dhënë me koncesion vitin e kaluar. Sipas AKIP ata u mashtruan pasi në dëgjesë u bënë dhe pyetje teknike, dhe nuk lejoheshin pyetjet nga publiku dhe se ftesa ishte bërë për menaxhimin e mbetjeve.

AKIP kërkon menaxhimin e mbetjeve nëpërmjet ripordorimit dhe riciklimit, ndërsa kompania kërkon djegien e tyre me qëllim përfitimin e energjisë. ‘Bota po shkon drejt riciklimit, nërsa ne drejt incenerimit’, thotë AKIP, duke e konsideruar të pa pranueshme diçka të tillë. Në Tiranë prodhohen 880 ton mbetje në ditë, ndërsa inceneratori djeg 900 ton.