TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Redmon Gruda vrau me thikë ditën e djeshme në Durrës gjyshen e tij 81 vjecare pas një debati për motive të dobëta.
Krimi i rëndë ndodhi në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar të Durrësit. Sipas dëshmisë së Redmonit ai ka debatuar me gjyshen më pas e ka goditur disa herë me thikë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, më pas telefonoi policinë duke deklaruar se kishte gjetur të pajetë në banesë 81 vjeçaren Floresha Shkurti.
I riu që shikoni nga fotot e siguruara nga TPZ.AL është Redmon Gruda, 21 vjeçari që vrau gjyshen e tij ditën e djeshme ne Durrës.
Tashmë ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. TPZ.AL