AKTUALITET, 28 Shtator 2018, 12:45

Denoncoi djalin e deputetit Rrahman Rrahja, prokuroria merren në pyetje nënën dhe motrën e Xhensilës

Denoncoi djalin e deputetit Rrahman Rrahja, prokuroria merren në pyetje

Prokuroria e Fushë Krujës ka marrë në pyetje nënën dhe motrën e Xhensila Malokut, vajza që denoncoi djalin e deputetit Rrahman Rrahja për përdhunim, përndjekje dhe dhunë.

Në momentin që Xhensila Maloku ka bërë kallëzimin për Rexhep Rrajën, ka treguar të gjithë historinë, momentin e kërcënimit me armë zjarri, djegien me cigare, detyrimin për të shkuar në hotel për marrëdhënie seksuale.

Oficeri i policisë Emiljano Nuhu, i mori kallëzimin Xhensilës, përmes një interviste ka denoncuar se është kërcënuar me armë në kokë në zyrën e tij nga vëllai i deputetit të PS-së së Krujës, në prani të Taulant Ballës dhe kryebashkiakut Artur Bushi.

Kërcënimi, sipas tij, është bërë pasi do të arrestonte djalin e deputetit të Krujës, Rrahman Rraja, i cili ishte kallëzuar për përdhunim e përndjekje nga shtetasja Xhisela Maloku. Gjatë rrëfimit të tij, nënkomisari Nuhu tregon momentin kur i janë futur në zyrë deputetët Rrahman Rraja e Taulant Balla, bashkë me kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi. TPZ.AL