TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhisela Malokun sot duket sikur e mbrojnë të gjithë. Të enjten në mbrëmje në emisionin “Opinion” edhe Taulant Balla u shpreh i shqetësuar për gjetjen e dejtësisë për të. Por të njëjtën gjë bën edhe i gjithë grupi i gazetarëve që rrjetet sociale kanë filluar ti etiketojnë si “gazetarët e Air Albania”.
Sot, problemi nuk është më pse ka mbetur ende i lirë djali i deputetit Rahman Rahja? Pse ai nuk ka prangat në duar pasi ka goditur me qytë pistolete, ka përdhunuar dhe i ka djegur cigare në trup Xhisela Malokut, por a ishte ajo jo në komisariatin e Krujës Taulant Balla?
Pra çështja në mënyrë perfide është xhvendosur nga pyetja: “Pse banda e rilindjes është e pandëshkueshme” tek një tjetër: “Sa regjizor i mirë filmash është Lulzim Basha”.
Dhe ky është manipulimi i dytë i kësaj historie makabër. Pra tentativa për ta fshehur krimin me një zhurmnajë politike.
Lexo te plotë deshminë e Xhisela Malokut:
‘Më dogji me cigare në kofshë’, zbardhet dëshmia e vajzës së përdhunuar nga djali i deputetit
Analiza/ Krimi është tek “pendimi” i viktimës së përdhunuar
Mirëpo ky manipulim i dytë po bëhet vetëm pasi dështoi i pari. Pra, pasi dështoi përpjekja për ta varrosur fare këtë ngjarje.
Po ta kthejmë pak filmin pas dhe ta shohim historinë në dinamikën e saj e kemi më të lehtë të pikasim se asaj kanë kërkuar t’i vënë kapak.
Ajo për herë të parë u hap në 29 korrik. Një dëshmitar nga policia, nuk është çudi që të jetë i njëjti që po flet edhe sot, Emiliano Nuhiu, shkroi në Facebookun e Berishës se djali i deputetit socialist të Krujës ka përdhunuar një vajzë, XH. M. Lajmi doli në media dhe u shpërnda gjithëandej.
Por menjëherë ata që e kishin përdhunuar, kërcënuar dhe frikësuar vajzën prodhuan një kundër lajm. Ishin të njëjtën që e kishin detyruara atë me dhunë të tërhiqte disa herë denoncimin.
Xhisela Maloku “i shkruajti me vullnetin e saj”, televizionit që shpërndan alibitë më të pista të “Rilindjes”, Report TV. Ajo e quajti lajmin një shpifje të padenjë për një ish kryeministër.
Faqja e gazetes Shqiptrja.com ne 29 korrik e cila i referohej nje lajmi te Report TV, te dyja media te Karlo Bolinos
Dhe menjëherë makineria e propagandës u vu në punë. Të gjithë “turistët e Air Albania” filluan të nxjerin tijtuj me Berishën e rrjedhur dhe gënjeshtar, që është aq i pacipë sa futet edhe në çështjet intime të dashurisë së pafajshme të të dy të rijve.
Pra, përdhunimi makabër dhe i vazhdueshëm u paraqit si një sherr i zgjidhur me dy të rinjve dhe Berisha si plaku zevzek që nuk kursen asnjë shpifje për të bërë politikë.
Falë denoncimit të Emiliano Nuhiut u provua që nuk është kështu. Sot ne kemi në duar denoncimet e vajzës, kronologjinë e krimeve të llahtarshme qe u kryen ndaj saj. Ne kemi gjithashtu provat e ekspertëve mjeko ligjore për vulat e dhunës që ka në trup.
Dhe në pamundësi për t’i mohuar ato, mbrojtësit e përdhunuesit kanë ndryshuar taktikë. Ata tani derdhin lotë krokodili për vajzën dhe duan ta daravisin çështjen e saj mes një debate politik shterpë, A ka qenë apo jo Taulant Balla në komisariatin e Krujës në 21 korrik.
/Lapsi.al/