AKTUALITET, 28 Shtator 2018, 11:52

Berisha: Ja kush heton oficerin Emiljano Nuhu!

Berisha: Ja kush heton oficerin Emiljano Nuhu!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përsëri lidhur me denoncimin e oficerit të policisë Emiljano Nuhu ndaj djalit të deputetit Rrahman Rahja për dhunë ndaj Xhensila Malokut.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari ku ngrihen dyshimet për hetimin e SHÇBA për rastin e oficerit Nuhu. Sipas këtij mesazhi oficeri që do hetoi rastin e Xhensila Malokut dhe oficerit Nuhu, konsiderohet si person i korruptuar dhe i futur në punë vetëm për te mbajtur në kontroll me presione punonjësit e policisë të mos cenohen parcelat e kanabisit.

Postimi i Berishës:

Ja kush heton oficerin Emiljano Nuhu!

Krimi eshte merite per lartesimin ne poste per kreun e meduzes Kallam Deshtakun!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Z.Berisha cila SHÇBA do ta hetoi rastin e oficerit Nuhu? SHÇBA e Durresit qe ka oficerin me te felliqur dhe korruptuar te vendit Fatos Hasanin?

Ky oficer eshte futur ne pune vetem per te bashkepunuar me krimin dhe per te mbajtur ne kontrroll me presione punonjesit e policise te mos cenohen parcelat e kanabisit dhe nuk dihet sesi eshte ripranuar ne Polici pasi ka qene i perjashtuar per “Shkelje te betimit policor dhe abuzime te renda me atributet e policise”. Per perjashtimin e tij ai i ka humbur te gjitha gjyqet e çdo shkalle gjyqesori dhe nuk duhej te ishte fare pjese e Policise.

Me date 19shtator 2018 doli te fiks fare duke i thene qytetarit tru tallash dhe su mor asnje mase ndaj tij.Mjafton te kerkoni emrin e tij ne google dhe del qe ka humbur cdo gjyq per rikthimin e tij.Ju lutem anonim.” TPZ.AL