AKTUALITET, 28 Shtator 2018, 10:49

EMRAT/ Mashtroi dhe u fejua për ta trafikuar 29 vjeçaren, burg për dy autorët

EMRAT/ Mashtroi dhe u fejua për ta trafikuar 29 vjeçaren, burg

Gjykata ka lënë në qeli 62 vjeçarin Flamur Dodovecin dhe 40 vjeçarin Emanuel Myrtaj, banues në Berat, pasi akuzohen se kanë mashtruar nëpërmjet fejesës një 29 vjeçare me qëllim prostituimin e saj.

Autorët e kanë gënjyer viktimën duke e shfrytëzuar për disa muaj në Itali, por pas zbulimit të policisë dy autorët kanë rënë në prangat e policisë.

Ata akuzohen për “Trafikim i të rriturve, kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale finalizuan operacionin e koduar “Mashtrimi”, ku bënë ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkalles së parë Berat lëshuar më datë 26.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për shtetasit:

·Flamur Dodoveci, 62 vjeç, banues në lagjen “Uznovë, Berat.

· Emanuel Myrtaj, 40 vjeç, banues në lagjen “Muzakaj”, Berat.

Në shtetin Italian 29 vjeçarja, shfrytëzohej për prostitucion nga shtetasja D.D, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Berat, ku falë bashkëpunimit me policinë Italiane u bë e mundur arrestimi i saj disa muaj më parë në Itali. TPZ.AL