TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sulm terrorist është parandaluar nga policia hollandeze, pasi mund të ishte kthyer në tragjedi. Terroristët kishin planifikuar sulm me bomba, eksploziv dhe mitraloza sipas prokurorit publik në Roterdam.
Sipas prokurorëve holandez autorët kishin planifikuar të shkaktonin shumë viktima. Ndryshe nga çdo akt tjetër terrorist.
“Një celulë terroriste u çaktivizua”, theksoi ministri holandez i Drejtësisë, Ferdinand Grapperhaus.
Shtatë vetë u arrestuan në mbrëmjen e vonë nga një njësi antiterroriste në Arnhem afër kufirit gjerman. Rreth 400 forca të policisë morën pjesë në operacion.
Grupi i terroristëve drejtohej nga një 34 vjeçar nga Iraku, ndërsa të arrestuarit e tjerë i përkasin moshës 21-34 vjeç. TPZ.AL