AKTUALITET, 28 Shtator 2018, 11:36

“Nipi vrau gjyshen”, Malaj: Ngrihuni prindër, shporrni të keqen! Qeveria mbjellë dhunë

“Nipi vrau gjyshen”, Malaj: Ngrihuni prindër, shporrni të

Pas ngjarjes së rëndë në Durrës ku 21 vjeçari Redmon Gruda vrau me thikë gjyshen e tij 81 vjeçare, deputetja e LSI Nora Malaj ka bërë apel.

Ajo deklaroi se është koha për veprim, që në shkollat e vendit të mos flitet për drogë, por për dije dhe kulturë.

Malaj shpjegoi se të rinjtë po kthehen në një shqetësim të madh, pasi sipas saj, duke kërkuar para për të blerë hashash, ata kryejnë krime të tilla. Ajo tha në një deklaratë për mediat, se shteti tashmë ka rënë.

Malaj akuzon qeverinë si mbjellëse e dhunës në shkolla, prandaj duhet ta goditur.

Deklarata e plotë:

Jo më larg se sa sot, ndodhi akti i marrjes së jetës së një gjysheje nga nipi i saj që kërkonte para për lekët e hashashit. Sot duhet të jemi më aktiv se kurrë më një plan kombëtar.

Ky shtet ka treguar se ka rënë. Tashmë është koha të veprojmë të gjithë së bashku për të shpëtuar dhe çliruar vendin. Ftesën e parë e kam për ju të nderuar prindër, nëse nuk do të jemi në frontin e parë për luftën të pa-kompromois me këtë realitet. Nesër do të përballemi me të paimagjinueshmen nëse nuk përballimi sot.

Ftesën e dytë e kam për kolegët e mi, për armatën e mësuesve që punojnë në të gjithë vendin. Të mos lejojmë që shkolla të jetë qendra e shpërndarjes së drogës, por e dijes. Vetëm ata që janë të aftë për të shkruar fjalën fund, janë të aftë të shkruajnë edhe fjalën fillim.

Falënderim special për mediat investigative dhe jo vetëm, që s’kanë rreshtuar së denoncuari raste të tilla. E nesërmja nuk është gjë tjetër, por kujdesi që treguam dje. TPZ.AL