AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 20:01

Përmbytet nënstacioni i Kasharit, gjysma e Tiranës pa drita

Përmbytet nënstacioni i Kasharit, gjysma e Tiranës pa drita

Moti i keq me reshjet e dendura të shiut ka shkaktuar probleme në shumë zona. Problematike paraqitet dhe situata në  nënstacionin e Kasharit duke sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike.

Si pasojë e këtij problemi aktualisht janë pa energji elektrike Kombinati, Kamza dhe Lapraka.

Gjithashtu reshjet e shiut kanë përmbytur një pjesë të autostradës Tiranë-Durrës duke bërë që të bllokohet qarkullimi. Uji ka arritur në një lartës rreth 1 metër, çka e ka bërë të pamundur kalimin për mjetet e vogla.

Autostrada vijon që të jetë e bllokuar prej orës 18:00 të pasdites së sotme. Për të zhbllokuar situatën ka ndërhyrë edhe ushtria.