TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm gjatë muajit nëntor janë riatdhesuar 500 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika dhe Gjermania. Numri është në rritje, operacionet e riatdhesimit dhe kthimit në atdhe të shtetasve shqiptarë janë në rritje, pasi kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë kanë shansin zero për t’u pranuar.
“E theksoj sërish që Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe mundësitë për shtetasit shqiptarë për të kërkuar azil janë zero”, tha Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda në Aeroportin e Rinasit pas riatdhesimit të azilkërkuesve nga Franca dhe Gjermania.
Policia e Shtetit po merret edhe me investigimin e disa operatorëve turistikë apo individëve të cilët nëpërmjet dokumenteve false kanë mundësuar udhëtimin e shtetasve shqiptarë jashtë kufijve të territorit të Republikës së Shqipërisë me qëllimin për të kërkuar azil.
Gjithashtu po heton edhe për ata shtetas të cilët shtyn individë, pra shtetas shqiptarë për të kërkuar azil. Kemi një numër operatorësh turistikë të cilët ne i kemi hetuar dhe dosjet përkatëse i kemi dërguar në Prokurori.
“Ministria e Brendshme, në bashkëpunim edhe me organizatën ndërkombëtare IOM po punon në një projekt në të gjithë Shqipërinë. Një projekt të shtrirë në të 12 qarqet e vendit, ku logoja është "Zgjidhni mundësinë dhe jo të drejtën për të kërkuar azil", shtoi tha Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda në Aeroportin e Rinasit pas riatdhesimit të azilkërkuesve nga Franca dhe Gjermania.