TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Altin Rraklli mbetet një personazh i dashur në Gjermani. Ish-futbollisti shqiptar ishte në vëmendjen e tabloidit “Bild”, gazetës më të shitur përsa i përket tirazhit në Europë.
“19 shqiptarë ka në luajtur deri tani në Bundesligë, por i pari ishte: Altin Rraklli”, shkruan “Bild”.
Rraklli mbërriti në Gjermani në vitin 1992, duke u bërë pjesë atëherë e Frajburgut të Bundesligës 2.
Sulmuesi kavajas kujton: “Një i njohuri im kishte vajtur në Frajburg pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Pas një prove dyjavore nënshkrova kontratën. Fizikisht nuk isha mirë për Bundesligën, pasi në të atë kohë shqiptarët stërviteshin shumë pak”.
Rraklli shënoi 16 gola në 111 ndeshje në Bundesligën 1 dhe 42 gola në 171 ndeshje në Bundesligën 2.
Tani Rraklli jeton në Aue, atje ku dhe jeton motra e tij, e cila është martuar me ish-futbollistin Skerdilajd Curri.
Rraklli tregon planet e tij: “Dëshiroj të punoj si trajner. Kam licencën më të lartë të trajnerit. Por, në Gjermani është problem pasi ka trajnerë shumë të mirë. Do të jetë e veshtirë të gjej një punë këtu”.
Rraklli drejtoi për disa vite ekipin kombëtar të femrave në Shqipëri.
TPZ.AL