AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 19:38

Përmbytjet/ Zv.ministri i mbrojtjes: Situata e rrezikshme, ja ç'po ndodh

 

Zëvendës ministri i mbrojtjes, Petro Koçi, ka folur në lidhje telefonike për Abc News, lidhur me situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të shumta dhe përmbytjeve në vend.

Sipas Koçit, situata paraqitet e rrezikshme dhe reshjet pritet të vijojnë.

"Situata paraqitet potencialisht e rrezikshme. Deri tani kemi pak efekte të krizës së shirave të shumtë. Kemi bllokim të autostradës Tiranë – Durrës dhe një bllokim të rrugës Gjirokastër –Kakavijë. Pritet që në 24 orët e ardhshme të kemi rritje të reshjeve. Kemi dërguar 3 motor pompa në autostradën Tiranë – Durrës por nëse reshjet vazhdojnë, do të jetë i vështirë qarkullimi i mjeteve".

/TPZ.AL/