AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 16:48

Kush është gruaja që do të marrë mandatin e Bujar Muçës në PDIU

Deputeti i PDIU, Bujar Muça ka dhënë dorëheqjen nga mandati i përfaqësimit në Kuvend.

Elena Xhina, ishte e treta në listën e kandidatëve për deputetë nën siglën e PDIU në qarkun e Elbasanit: ajo do të zëvendësojë Bujar Muçën.

Për 10 vjet ka ushtruar profesionin e avokates, ndërsa për 2 vjet mban postin e nënkryetares së Këshillit të Qarkut Elbasan.